Vera Ora tashmë ka artikuj të veçantë që gazeta e njohur britanike shkruan për të.
Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare që çdo ditë ‘pushton’ gazetat dhe portalet më të lexuara në Britani, tani ka filluar të shijojë jetën që e bija e bën tash e sa vjet.
Vera këtë sezonë të verës ka treguar në Instagram se ka pasur një verë vërtetë të bukur, duke pushuar në shumë nga vendet më të bukura të botës, shkruan Gazeta Express.
E psikiatrja e njohur ka filluar edhe një kampanjë që ia ka mundësuar të dalë pa komplekse nëpër foto e veshur vetëm në bikini.
Kjo i ka rënë në sy edhe të përditshmes britanike ‘Daily Mail’, të cilat ia kanë kushtuar një artikull të veçantë Verës dhe kampanjës së saj.
55-vjeçarja këtë kampanjë e ka filluar në përkrahje të të mbijetuarave të kancerit të gjirit, sëmundje kjo të cilën edhe Vera e ka mposhtur para disa vjetëve.
Ajo përmes kësaj kampanje i motivon gratë që të kenë vetëbesim dhe të mos kenë turp nga trupi dhe format e tyre, edhe kur ata të fillojnë të plaken.
Vera është diagonstikuar me kancer të gjirit gjatë vitit 2005 dhe për këtë përvojë ka folur në një intervistë, ku ka thënë se ishte periudha më e vështirë e jetës së saj, pasi ka ndikuar jo vetëm tek ajo por shumë edhe tek e gjithë familja./Gazeta Express/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...