Pas rastit tragjik, rikthehet reperi Buta: A ju kam munguar?

22:52 | 2 Shtator 2022
L G

Reperi Buta ka prej muajsh që nuk është aktiv në rrjetet sociale.

Ai madje anuloi edhe të gjitha datat e koncerteve të verës, kjo për shkak të një rasti tragjik që ndodhi në muajin maj.

Bëhet fjalë për vrasjen e një 30-vjeçari në Ferizaj, për të cilën është i akuzuar vëllai i reperit, Qëndrim Januzaj, dhe dyshohet se pjesë e motiveve të vrasjes është edhe vet reperi.

Pas muajsh qëndrimi në heshtje, reperi emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj, ka bërë një rikthim në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar disa fotografi të ndryshme në rrjetin social Instagram, të realizuara në ngjyrat bardhë e zi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Buta (@bashbuta)

“Mirëmbrëma yje, a ju kam munguar”, ka shkruar reperi ferizajas në mbishkrimin e këtyre imazheve.

Pjesë e fotografive janë disa nga momentet që ai ka shijuar në plazh këtë verë gjatë pushimeve të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme