Google ADS

Pas publikimit pa leje të videos së Era Istrefit, Kushtrim Morina shkarkohet nga puna në “On Air”

11:28 | 25 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kompania “On Air Music” ka shkarkuar nga detyra e drejtorit menaxhues Kushtrim Morinën, i cili ditë më parë publikoi pa leje këngën “Redrum” të Era Istrefit në Internet

Lajmin për këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë kompania përmes një statusi në rrjetin social në ‘Facebook’, ku kanë treguar se arsyeja e shkarkimit të tij është keqpërdorimi i sistemit operativ dhe veprimet e kundërligjshme të kryera së fundmi.

Dy aksionarët e kësaj kompanie, Kushtrim Binaku dhe Ilir Kërqeli, kanë shkruar se në mbledhjen e bordit të tyre të kompanisë është marrë ky vendim.

Ndërkohë ‘i apostrofuari’ ditë më parë është arrestuar nga Policia e Kosovës, ku ka pranuar dëmin e bërë kundrejt këngëtares Era Istrefi dhe kompanisë “Ultra Music”, me ç’rast është liruar më pas në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

screenshot_11

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme