Google ADS

Pas prishjes së miqësisë dhe deklaratës së fortë të Sabianit, reagon Iliri

17:35 | 7 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Dukeshin si dy vëllëzër, aq e afërt ishte miqësia e tyre.

Madje, shumicën e kohës me këshilla, muhabete dhe jo vetëm, e ndanin bashkë në BBV dhe jashtë saj, por marrëdhënia e tyre del të jetë krisur.

Këtë e konfirmoi Sabiani derisa ishte i ftuar në “Më lër të flas”.

Ai tha se ishte zhgënjyer nga personi që e konsideronte vëlla. Përmes disa pyetjeve nga Romeo Veshaj, ai rrëfeu se Ilir Shqiri kishte përfituar nga mirësia e tij.

Në lidhje me zhvillimin, Iliri ka reaguar me shaka, shkruan arbresh.info.

Ai ka ndarë shprehjen e famshme “e ka bo për mu” të cilën e pati përdorur në shtëpi për këngën e re të Sabianit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme