Dje ka qenë nata e fundit e edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit -PriFest.
Nën moton “For Her” ky edicion i është dedikuar drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha, e cila ndërroi jetë më 23 qershor të këtij viti.
Producentja, sivjet nuk i mungoi vetëm Festivalit, por edhe të gjithëve njerëzve që e kanë njohur nga afër e kanë punuar me të.
Pas përfundimit të këtij Festivali ka qenë djali i të ndjerës, Lekë Berisha, i cili ka bërë një postim falënderues në rrjete sociale.
“Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të PriFest për punën e palodhshme”, ka thënë ai.
View this post on Instagram
“Na keni lehtësuar sadopak dhimbjen e papërshkrueshme që po e ndjejmë në mungesë të saj. Falënderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush Fatos Berisha që ke arritur të organizosh kaq mirë këtë edicion përkundër krejt vështirësive. Ota është shumë krenare me ty. Ju dua më së shumti”, përfundon shkrimi i Lekës.
Këtë postim e ka shpërndarë në InstaStory edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
“Ota, PriFest. ForHer”, ka shkruar Lipa.
“Virgjëresha Shqiptare” ndërkaq ka qenë filmi që mori çmimin kryesor atë “Vjosa Berisha”. /arbresh.info/
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale