Simon Cowell është parë për herë të parë në publik, që kur theu shpinën ndërsa u rrëzua nga biçikleta elektrike.
Ai kishte qenë afër të thyerjes së shtyllës kurrizore, por për shkak të ndërhyrjeve të shpejta, ai shpëtoi mrekullisht, shkruan Daily Mail.
61-vjeçari tashmë është i gatshëm që të dalë për shëtitje, teksa ditën e sotme (e hënë) është parë me familjarët e tij në Los Angeles.
Duket se ai dhe pjesëtarët e familjes kanë dalë për të bërë Pazar, pasi edhe shiheshin me blerje të ndryshme në duar.
Për shkak të pandemisë coronavirus, ai është parë të mbante maskë mbrojtëse, për të ulur rrezikshmërinë e infektimit.
Përndryshe, Simon ishte dërguar me nguti në spital gjatë muajit gusht, pasi u aksidentuar me biçikletën, udhëzimet e së cilës nuk i kishte lexuar para se ta ngiste. /Telegrafi/
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj