Pas nëntë vitesh pauzë, rikthehet fuqishëm Lana Del Rey

13:51 | 15 Dhjetor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur amerikane, Lana Del Rey i është rikthyer muzikës.

Ajo së fundi ishte e ftuar në emisionin e njohur televiziv, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku ka interpretuar këngën e saj të re, “Let Me Love You Like A Woman”, shkruan portali arbresh.info

Performanca e saj u bë mediatike pasi iu rikthye muzikës pas nëntë vitesh pauzë.


Kënga “Let Me Love You Like A Woman” është publikuar në tetor të këtij viti, dhe është pjesë e albumit të ardhshëm të Lana Del Reyt me titull “Chemtrails Over The Country Club”, i cili pritet të lansohet në treg gjatë vitit 2021. Ky incizim i ri vjen pas albumit shumë të vlerësuar të këngëtares, “Normal Fucking Rockwell!”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme