Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Shkëlzen Jetishi-Xeni, përgjatë viteve ka qenë tejet aktiv në muzikë e prezent në shumë ahengje familjare.
Megjithatë, ai në një postim të fundit të shpërndarë në rrjete sociale njofton fansat se këtë vit do të pushojë dhe do t’i anulojë të gjitha aktivitetet muzikore.
Vendimi i Xenit duket të jetë bërë për shkak të një ndërhyrje kirurgjike që kishte pasur, në konsultim me mjekun.
I njëjti tutje ka falënderuar të gjithë miqtë dhe admiruesit që e kanë ndjekur për këto vite.
Ky është postimi i plotë i Xenit (pa ndërhyrje):
“Të dashur miq, dashamirë dhe adhurues të këngës sime, pas shumë vite së bashku në shumë koncerte, albume, ahengje familjare dhe aktivitete të ndryshme muzikore, duke i qëndruar besnik këngës popullore, edhe ne kohë të vështira ku aktivitetin muzikor e kishim të ndaluar, dua të ju falënderoj për përkrahjen e pandalshme në kohë dhimbje dhe gëzimi.
Pas shumë viteve angazhim të p ndalshëm, dhe pas intervenimit kirurgjik qe kom pas, ne konsultim me mjekun,kam vendosur që këtë vit të pushoj dhe te anuloj te gjitha aktivitetet e mija muzikore.
Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem ti përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite.
Shpresoj që do më mirëkuptoni dhe uroj që vitin e ardhshëm të jemi shendosh e mirë.Do i madhi zot,e me kënaqësi do ngjitem prap ne skene, duke këndu këngën e mirfilltë shqipe deri në frymën e fundit.
I juaji,
Shkelzen Jetishi – Xeni”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...