Të gjithë e kujtoni lidhjen e më pas martesën mes Albi Nakos dhe Klaudia Pepas, kryesisht sepse ceremonia u zhvillua “live” në ekran, por edhe pse në atë kohë dyshja ishte në qendër të vëmendjes për romancën e tyre.
Koha kaloi, po ashtu edhe ndarja e tyre ishte shumë e komentuar, nisur nga deklarata në atë kohë e balerinës, që e kishte ish-bashkëshortin si vëlla.
Akoma më shumë kohë kaloi, Klaudia është bërë një nga balerinat më të njohura shqiptare në Itali, prej vitesh pjesë e programeve të rëndësishme e jo vetëm, Albi sigurisht vazhdon punën e tij si koreograf, po ashtu edhe pjesë e disa programeve, megjithëse jo edhe aq shumë kohët e fundit.
Kjo pasi në dy formatet e fundit ishte pjesë e dy “skandaleve” që u bënë virale në rrjet, kryesisht falë batuateve të tij, kështu që me shumë gjasë askush për momentin nuk e përballon dot ta ketë humorin e Nakos si pjesë të programit.
Po si është marrëdhënia e tyre sot? Ka qenë vetë Klaudia që i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje e ftuar në emisionin “Rudina”, më saktësisht duke u shprehur:
“Tani janë ftohur të them të drejtën (marrëdhëniet). S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan sic duhet të shkonin, cdokush në jetën e vet”.
E nëse jeni kuriozë se cili konkurent i “Dance Albania”, program ku Klaudia është anëtare jurie këtë sezon, është i preferuari i balerinës, po jua heqim kuriozitetin:
“Unë po them të preferuarin tim nga ana e karakterit dhe nga ana humane, ndërsa për sa i përket nga ana profesionale më mirë po e mbaj se jam akoma duke bërë programin dhe do ishte mirë ta mbanim më të fshehtë. E preferuara ime është Anita Haradinaj. Është shumë simpatike, shumë pozitive. E di që ajo në këtë momente, po mendon, “E Klaudia, ti më thua gjithmonë ku e ke ritmin”. Por ajo i merr shumë pozitivisht. E shikoj që çdo javë punon, një zonjë si ajo i përkushtohet një programi të tillë dhe dëgjon edhe këshillat e një vajze më të re.”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...