Këngëtarja e njohur, Shakira ka qenë kryefjalë e mediave botërore pasi konfirmoi se po ndahet nga partneri i saj, Gerard Pique, me të cilin ka dy djem. Sipas asaj që është raportuar në media, ndarja ka ardhur për shkak të tradhtisë nga ana e futbollistit me një vajzë më të re.
Për më tepër, përpos dramës me babain e fëmijëve të saj, ajo po përballet me një tjetër betejë ligjore pasi rrezikon të dënohet me 8 vite burg. Disa javë më parë, mediat spanjolle raportuan se ylli kolumbian rrezikon 8 vite burg dhe 23 milionë euro gjobë për evazion fiskal.
View this post on Instagram
Sakaq, së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi me dy djemtë e saj, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishin fjalët që kishte shkruar. Krahas fotos, ku ata shihen të përqafuar, ylli ka shkruar “Dashuria më e pastër”. Këto fjalë janë marrë si një thumb ndaj futbollistit të famshëm. /arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030