Bloggerja e njohur e tani edhe aktore, Sara Hoxha vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga reperi Ledri Vula.
Së fundmi ajo mori pjesë një event, dhe ka ndarë dista fotografi në krahët e grimierit nga Shqipëria Henri Gjata.
Sara shpesh ka folur për raportin me të, ku ka thënë se e ka shok shumë të mirë.
Gjithsesi, ajo që bjen në sy nëse i hidhni një sy profilit në Instagramin e saj, aty janë akoma fotografitë me Ledrin.
Sepse siç e do zakoni, fshirja e fotografive dhe unfollow i i japin vulës një ndarje.
Ku i dihet, ndoshta edhe është shumë e zënë dhe nuk ka pasur mundësi që t’i fshijë ato, ose mbase janë akoma bashkë dhe krijuan shumë zhurmë pa asgjë.
Menaxheri i reperit, Faton Shoshi në një intervistë kishte zbuluar detaje të reja.
“Ledri nuk bën gjëra për shoë, si çdo fillim ka mbarim, nuk do të thotë se është mbarim i përhershëm dhe kur të bashkohesh që të jetë i përjetshëm, në një periudhë nuk gjen një gjuhë të përbashkët dhe është krejt normale, edhe për ata të dy është shumë normale, por kështu është jeta, kanë raporte shumë të mira, armiq nuk janë, mund të ribashkohen ose edhe të prishen edhe më keq, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, kishte thënë Shoshi.
Pas lajmeve se Sara dhe Ledri janë ndarë, influencerja iku nga shtëpia ku jetonte me vajzën, këngëtarin dhe prindërit e tij, ndërsa së bashku me të bijën udhëtoi drejt Gjermani aty ku ajo ka edhe prindërit./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...