Aktori amerikan, Bradley Cooper (44 vjeç) dhe modelja ruse, Irina Shayk (33 vjeçe) javën e kaluar bënë të ditur se i kanë dhënë fund romancës katërvjeçare.
Pas ndarjes nga ylli hollivudian, bukuroshja thuhet se është fokusuar më shumë te vajza e saj. “Prioriteti i saj është vajza. Ajo është një nënë e mrekullueshme. Ajo argëtohet me të në park, në vende të ndryshme, e adhuron atë”, ka thënë një burim për People.
Dyshja e mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Lea De Seine, në mars të vitit 2017-të pas dy vitesh që po takoheshin.
Për ndarjen e çiftit është akuzuar këngëtarja Lady Gaga, qysh nga performanca e saj me Bradley në “Oscars 2019”.
Nga ana tjetër, Gaga e kishte ndërprerë fejesën me Christian Carinon një muaj më parë, pasi kishte nevojë për përkrahje të fortë në momente të caktuara dhe ky i fundit i dhuronte vetëm xhelozi në momentet më të vështira në jetë. /Telegrafi
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...