Fituesja e edicionit të fundit të Këngës Magjike, Eneda Tarifa ka zbuluar të reja rreth jetës së jetës së saj private.
Divorci i pak kohëve më parë i Eneda Tarifës ishte një ngjarje që u përfol gjatë. Kjo edhe për faktin se i befasoi të gjithë përfundimi papritur i lidhjes 18-vjeçare të këngëtares së njohur me Erjon Zaloshnjen, të cilët kishin edhe një vajzë.
Ka kaluar një vit prej atëherë, ndaj dukej e natyrshme pyetja që iu drejtua Enedës tek “Soiree” : a është dikush në zemrën e saj?
Përgjigja e saj ishte: “Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër“, – theksoi Eneda, duke treguar se mbetet “single”.
“Njëherë që të jepet mundësia që të kesh pak vend për vetën tënde dhe të mos e shfrytëzosh për veten tënde? E atë t’ja lesh dikujt tjetër është e tmerrshme, as bëhet fjalë“, ka shtuar ajo, mbi jetën e saj private.
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat