Rita Ora ka ‘rindezur marrëdhënien e saj me ish-të dashurin muzikant Andrew Watt, pesë muaj pas ndarjes së tyre’.
Këngëtarja 28 vjeçare, thuhet se ka mbetur “zemërthyer” këtë muaj kur u nda nga aktori i Hollywoodit, Andrew Garfield, 35 vjeç, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Rita Ora u nda para katër muajsh nga Andrew Garfield
Por interpretuesja e hitit “Hot Right Now” thuhet se është rikthyer në krahët e ish-të dashurit të mëparshëm, Andrew Watt.
Burimet e brendshme i thanë The Sun se ata kishin ndërprerë lidhjen e tyre sepse ishin shumë të zënë.
Rita Ora thuhet se është rikthyer te ish-i dashuri, Andre Watt.
“Ajo dhe Andrew Watt gjithmonë kanë mbetur miq të mirë”, ka thënë ky burim i brendshëm.
MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Ritës për të komentuar mbi këtë çështje, por nuk kanë arritur të marrin një prononcim.
Rita dhe Watt janë ndarë në muajin shtator, ndërsa duket se kanë vendosur që të ribashkohen sërish.
Mbetet të shihet nëse lajmet rreth ribashkimit janë të vërteta dhe do të konfirmohen edhe nga vet dyshja.
Për ironi të fatit, dy të dashurit e fundit të këngëtares shqiptare kanë emër të njëjtë.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...