Pas ndarjes Arta Nitaj ‘lëshon’ Kosovën

19:37 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Nga një vajzë e panjohur për publikun, ajo arriti të bëhet ndër më të përfolurat në mediet rozë.

Është kjo aktorja Arta Nitaj e cili u bë e njohur që nga paraqitja e saj në rolin e “Xhesikës”, në serialin komik “O sa mirë”.

Me bukurinë e linjat seksi, ajo mori gjithë vëmendjen e publikut. Por, përveç kësaj, Arta u komentua shumë edhe për jetën e saj private. Së fundmi Arta u përfol për një lidhje të mundshme me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.

44787-640-0-59d6a010dd5c3-1507550680-1322710

Ata kishin publikuar fotografi së bashku në rrjetet sociale, madje Arta ishte edhe pjesë e klipit të Brunos, ku shfaqin si një çift i dashuruar.

Mirëpo si duket kjo ‘lidhje’, nuk zgjati shumë. Ata më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Madje ishte Bruno ai i cili së fundmi në një intervistë ka thënë se për sa kohë që zgjati ishte diçka e bukur, që nënkupton se tashmë të dy kanë rrugët e ndara.

arta-bruno-1506347769-7221045-1507550673-2473119

E këto ditë bukuroshja me linjat seksi është duke qëndruar në New York. Këtë e ka bërë të ditur vetë Arta përmes një video që ka publikuar në llogarinë e saj në instastory.

Kujtojmë se Arta ishte përfolur edhe për një lidhje me Endritin, djalin e presidentit Hashim Thaçi.

www.dailymotion.com/de9e03bd-c87d-400a-ab7c-c1edd43d1b1a

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme