Moderatorja e njojur shqiptare, Luana Vjollca ka hapur zemrën pas përfundmit me sukses të emisionit të dashurisë “Love Island Albania”, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri.
Ajo ka falënderuar të gjithë përkrahësit e saj, për gjithë dashurinë që i kanë dhuruar asaj gjatë këtij rrugëtimi.
Luana ka nisur shkrimin e saj duke folur për rrugëtimin e saj të ri në Tv Klan.
“6 nëntor 2022 startoi zemër luana një sprovë, gjithçka nga fillimi
Ky projekt më bëri të konfirmoja vetën më shumë se kurrë. Dëgjoja kudo fjalën “ec përpara se ti je brand me vete” dhe vetëm kur përfundova atë sezon e realizova se çfarë donin të thonin”
“6 nëntor 2023 përfundoi Love Island Albania, një tjetër sprovë, një reality shoë LIVE siç ëndërroja kahmoti
Ky projekt më bëri të njihja vetën më mirë sepse as unë njësoj si ju nuk e dija si do e superoja një program LIVE e për më tepër, si do reagoja në situata të caktuar që lidhen me jetë njerëzish, e kur lexoj që ju ma keni kuptuar brendinë time dhe ndoshta nuk kam folur por sytë e mi kanë fol dhe më bën të qaj derisa jam ende shtrirë se këmbët nuk i ndjej nga takat mbrëmë
Po! Edhe unë që duken ajo vajza e fortë kam nevojë për konfirmimin ndonjëherë dhe ju nuk e keni idenë sa shumë ma keni mbushur shpirtin”, shkruan Luana.
Kujtojmë se çifti Ueda dhe Arlind, ishin fituesit e parë të Love Island Albania.
Ndërsa si çifti i dytë u renditen Amadea dhe Harris./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...