Pas marrëveshjes me Giuseppe Zanotti, Rita Ora nis punën me këtë kompani të madhe

15:05 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Së fundi, Rita Ora ka arritur marrëveshje me kompaninë italiane të këpucëve të kreatorit, Giuseppe Zanotti.

E sot ajo tregon se ka punuar me kompaninë e veshjeve “Escada” për kampanjën pranverë/verë 2019.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të hedhur në Instagram aty ku ndiqet nga hiç më pak se 14 milionë ndjekës.

“Sot eshte dita. E ngazëllyer për të punuar me ESCADA për fushatën pranverë/verë 2019, me të vërtetë mezi po pres të shohë se si zemra udhëton rreth globit për lansimin e fushatës time”, janë fjalët e këngëtares Ora.

Sukseset e artistes shqiptare me famë në rrafshin ndërkombëtar nuk kanë të ndalur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme