Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci në fund të muajit prill u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe basketbollisti Fisnik Rugova u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Helena. Një jave pas lindjes së vajzës Diellza befasoi me linjat e saj trupore, të cilat nuk hezitoi t’i publikonte në rrjetet sociale.
Diellza përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ka rrëmbyer vëmendje të madhe, teksa shfaqet duke pozuar para pasqyrës.
Lajmin për shtatzëninë Diellza e kishte konfirmuar ekskluzivisht për rtv21.tv në dhjetor të 2018-së.
Diellza Kolgeci përveç se është e njohur si modele atë e kemi parë edhe në rolin e prezentueses, por edhe si këngëtare kur këndonte “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”. Përveç këtyre, Diellza për vitin e katërt me radhë organizoi evenimentin tashmë tradicional, “Ballo shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën./21Media
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...