Gjatë mbrëmjes së djeshme u konfirmua se gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Boom”, Fiori Dardha nuk do të jetë me pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance With Me”.
Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së hënës kur mes Fiorit dhe anëtarit të jurisë Robert Alisë nisi një debat i ashpër lidhur me dhunën ndaj grave, i cili përfundoi në ofendime dhe në vendimin drastik të gazetares për të lënë në mes spektaklin.
Ndonëse ajo u kthye për të kërcyer e veshur me atlete sërish diçka e tillë nuk ka ndikuar në vendimin e saj për tu larguar. Pjesë e debatit u bënë gjithashtu edhe ish-missi Valbona Selimllari dhe aktori i njohur Mehdi Melka.
Ndërkohë për largimin e Dardhës ka reaguar edhe një tjetër konkurrente,e cila gjithashtu ka lënë në mes spektaklin e kërcimit për shkak të problemeve me produksionin.
Bëhet fjalë për Linda Rein, e cila nuk ka qëndruar pa reaguar në favor të Fiorit duke publikuar një postim në rrjete sociale ku shkruan: “Jo për gje kam respekt dhe të admiroj!
Fjalët e tua pak a shumë janë edhe të miat, nuk e di i kujt është faji, por njerëzit që janë të realizuar në jetën e tyre nuk ndjejnë kënaqësi dhe kanë dëshirë të largohen nga ky spektakël pa respekt nga njerëzve”,-përfundon postimin e saj Linda Rei për gazetaren Fiori Dardha.
Nuk dihet se kush do të jetë personazhi që do të zëvendësoi Fiorin pas largimit të saj, ndërkohë që bashkë me Lindën shkon në dy numri i vipave të larguar nga ky spektakël.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...