Pas Kupës Botërore, Era Istrefi do të hap edhe këtë ngjarje të madhe?

21:26 | 15 Janar 2019
Arbresh Info

Era Istrefi bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith më 15 qershor 2018 hapen finalen e Kupës së Botës të mbajtur në Moskë.

“Live It Up” ishte kënga e cila hapi finalen mes Kroacisë dhe Francës, ku dhe kjo e fundit doli fituese.

Tani FIFA ka konfirmuar sërish se Era Istrefi do të bëjë ceremoninë e hapjes së “Kupës së Botës për Femra 2019” që do të mbahet në Paris.

Mirëpo, nga ana e këngëtares nuk është konfirmuar ende një gjë e tillë.

“Është konfirmuar zyrtarisht nga FIFA se këngëtarja kosovare-shqiptare Era Istrefi do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës të FIFA-s 2019 në Paris, Francë”, thuhet në një faqe futbolli në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme