Pas Kadri Veselit, Mozzik takohet edhe me Agim Aliun, kjo është arsyeja

14:08 | 12 Gusht 2020
A. B.

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ditë më parë nisi turin nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe ky veprim i tij bëri bujë të madhe gjithandej.

Artisti, i cili kishte për qëllim promovimin e albumit të ri ‘Mozzart’, mori kritika të shumta për grumbullimin e njerëzve në kohë pandemie, shkruan portali arbresh.info

E sot, Mozzik ka vënë një gurë në kalanë kulturore të ngritur të qytetit të Ferizajt duke i dhuruar albumin e tij kryetarit të komunës, Agim Aliut.

“Punë që njerëzit i kryejnë nuk janë të njejta. Ato dallojnë për nga rëndësia, natyra dhe përgjegjësia. Unë si qyetatar i Ferizajt me aq mundësi sa kam po vë një gurë në kalanë kulturore të ngritur të qytetit tonë. Unë këtë album, sot me respekt të veçantë poi a dhuroj kryetarit të komunës, z.Agim Aliut . Le të shërbejë si aset kulturor i një djali qe e do këngën. Me nderime, Mozzik!” –ka shkruar Mozzik.

Mozzik aktualisht është duke e shijuar suksesin e albumit të ri “Mozzart”, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe të shtunën bëri bujë të madhe gjithandej pasi filloi turin për shpërndarjen e albumit në qytete të Kosovës – marrë parasysh situatën e krijuar me coronavirus. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme