Telashet për aktoren 35-vjeçare nuk kanë të ndalur.
Pas humbjes së gjyqit me ish-bashkëshortin Johnny Depp, ajo pritet të vuajë shumë në lidhje me karrierën e saj dhe financat, transmeton portal arbresh.info
Sipas disa mediave besohet se Elon Musk do të paguajë 10 milionë dollarë ndaj Johnny Depp, me qëllim që t’i vie në ndihmë ish-partneres së tij.
Por, telashet për Amber Heard nuk mbarojnë këtu.
Së fundmi ajo është vënë nën hetim në Australi me akuzat për dëshmi të rreme kontrabandë të paligjshme të qenve që ajo dhe Depp ndanin në vend në kohën e bashkimit të tyre.
Sipas një zëdhënsi të Departamentit Australian të Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit, Amber aktualisht është duke u hetuar për disa nga gënjeshtrat që ka thënë gjatë “gjyqit të importit të paligjshëm të kafshëve 2015”. Hetimi është aktualisht duke u zhvilluar dhe i referohet kur Johnny Depp dhe Amber Heard hynë në Australi me një avion privat që mbante dy qentë e aktores (Pistol dhe Boo), të cilët, nuk ishin të paisur me dokumentat përkatëse.
Gjatë asaj periudhë, Depp dhe Heard, besohet edhe se kanë thyer rregullat e rrepta të karantinës në Australi.
“Vetëm sepse ai është Johnny Depp nuk do të thotë se ai është i përjashtuar nga ligji australian,” tha ministri i Bujqësisë në atë kohë, Barnaby Joyce, siç raportohet nga Neë York Post.
Edhe pse incidenti me qentë në Australi nuk është përmendur gjatë gjyqit në Virxhinia, incidenti u përmend gjatë gjyqit për shpifje që Johnny Depp kishte paraqitur në vitin 2020 kundër The Sun, në faqet e të cilit aktori i Edëard Scissorhands ishte përshkruar si një “goditje e grave”.
Edhe pse gjyqi në Britaninë e Madhe dhe ai në SHBA kanë përfunduar, sot të dy janë kthyer në diskutim pasi Daily Mail njoftoi orët e fundit mundësinë që Amber mund të përballet me një tjetër hetim për dëshmi të rreme në Britani të Madhe. Gjatë gjyqit Depp-Heard, aktorja pranoi se nuk i kishte dhuruar 7 milionë dollarët që ajo kishte pretenduar se i kishte dhënë tashmë për bamirësi gjatë betejës së parë ligjore që kishte parë përplasjen e saj me Depp./arbresh.info/
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...