Edhe pse ata nuk e treguan kurrë publikisht që ishin ndarë, veprimet e tyre e treguan qartë se Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata e kishin prishur marrëdhënien.
Këngëtarja u shkëput nga Flori dhe nga Threedots për t’iu përkushtuar karrierës muzikore ndërkombëtare. Dhe ia doli!
Aktualisht 30 vjeçarja po bashkëpunon me producentin Poo Bear, i cili ka marrë çmimin e albumit më të mirë dhe është nominuar disa herë në Grammy. Gjithashtu, producenti në fjalë bëri të mundur pjesëmarrjen e Elvanës në këtë event, shkruan IN TV.
Por këngëtarja e hitit “Lejla” ishte e shoqëruar edhe nga dikush tjetër, nga menaxheri i saj Andi Gram me të cilin duket se Elvana vazhdon të ruajë ende marrëdhënie të mira. Por pyetja që na lind është, nëse pas Elvanës edhe Andy i ka prishur marrëdhëniet me Florin?
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë