“Keeping Up With The Kardashians” po shkon drejt fundit dhe pak muaj më parë ky lajm tronditi gjithë fansat e familjes së famshme. Askush nuk e priste që ky “reality show” të mbaronte, por si çdo gjë tjetër që ka një fillim sigurisht që do të kishte dhe një përfundim. Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim tregon se çfarë i ka thënë Kanye në lidhje me vendimin për t’i dhënë fund spektaklit pas 20 sezonesh.
Para se të tregonte se çfarë i kishte thënë reperi, Kim reflektoi në lidhje me suksesin e familjes së saj.
“Mendoj se pas 20 sezonesh, kjo është më shumë nga ç’e prisnim ne. As që e mendonim se mund të shkonim deri tek sezoni i dytë. Nuk mendonim se ndonjë mund të shikonte spektaklin për familjen tonë të çmendur. Por përpara se të kuptojmë se si do të jetë rrugëtimi jonë në të ardhmen, na duhet të mbyllim këtë kapitull dhe t’i themi mirupafshim Keeping Up With Thë Kardashians”.
Përpara se ta shpërndante publikisht lajmin, Kim telefoni miqtë e saj të ngushtë për të treguar gjithçka dhe në këtë moment zbuloi se çfarë i ka thënë Kanye.
“Ai më tha ‘Bëj çfarëdo që të bën ty të lumtur’”, u shprhe Kim, teksa i tregonte mikut të saj Simon Huck në lidhje me vendimin.
Kujtojmë se Kim Kardashian firmosi kërkesën për divorc nga Kanye West në 19 shkurt, pas 6 vitesh martesë.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...