Prej kohësh është raportuar për prishjen e raporteve në mes të këngëtareve, Dafina Zeqiri dhe Tayna. Megjithëse, asnjëherë vetë protagonistet nuk janë prononcuar rreth këtyre lajmeve.
Por, mbrëmë dyshimet u thelluan edhe më shumë pas një “Freestyle” të interpretuar nga Tayna, i cili në publik u zbërthye si “diss” për Dafina Zeqirin, pasi në një pjesë të tekstit reperja thotë: “Nuk din me fol shqip, le mo me repovat”, e vazhdoi duke thënë “dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.
Pasi në publik rrodhi freestyle i Taynes, Dafina Zeqiri ia hoqi “followin” në Instagram reperes, e njëjtë iu kundërpërgjigj edhe Tayna.
Tani këngëtaret nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, edhe pse dikur u panë në shoqëri të njëra tjetrës, madje vetë Tayna kishte deklaruar në disa intervista se Dafina Zeqiri ishte ndër këngëtaret shqiptare më të preferuara të saj.
Por si nisi përçarja e raporteve të këngëtarëve që krijuan hitin “Bye Bye”?
Nga ajo që ka mësuar Express Rozë nga burimet, mosmarrëveshja e tyre ka nisur në kohën kur këngëtaret po mbanin bashkë koncertet dhe sipas të njëjtave burime dyshja kishte realizuar edhe një projekt të dytë, i cili nuk u publikua kurrë, sepse në atë kohë veçse u acaruan raportet.
Gjithsesi kënga “Bye Bye” është njëra nga hitet e vitit 2019, e cila numëron mbi 55 milionë klikime në Youtube. /Express Rozë/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...