Google ADS

Pas deklaratave të Eliza Dushkut reagon i irrituar Arnold Schwarzenegger!

13:22 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Aktorja e njohur me prejardhje shqiptare Eliza Dushku, para pak ditësh me anë të një postimi ka treguar se ishte ngacmuar seksualisht kur ishte vetëm 12 vjeçe.

Kjo ka ngjallur shumë reagime në Hollywood, shkruan arbresh.info

Ndër shumë të famshëm që kanë reaguar është edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, i cili asokohe ka luajtur bashkë me aktoren shqiptare në filmin ‘True Lies’.

“E sigurt që diçka do të bënim (po ta dinim). Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveçse është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze”,-ka shkruar aktori i njohur në llogarinëe  tij në Twitter.

Eliza tregoi se në vitin 1994 ishte abuzuar seksualisht nga ish-koordinatori i dublantëve, Joel Kramer./arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme