Pas Dafinës edhe Tayna bëhet me balluke

09:28 | 8 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Dafina Zeqiri dhe Doruntina Shala – Tayna, janë dy nga artistet më të përfolura shqiptare.

Duke qenë se ka javë që këngëtarët kanë filluar me mbrëmje muzikore dhe performanca në vende të ndryshme, ato po kujdesen që të kenë një paraqitje sa më mbresëlënëse.

 

Para disa ditësh Dafina u shfaq e veçantë derisa ishte bërë me balluke, pas saj me një stil pothuajse të njejtë u bë edhe Tayna.

Sot, e enjte këngëtarja nga Rugova, ka postuar një video në InstaStory të realizuar në TikTok, ku është shfaqur me balluke.

Ajo duket mjaft bukur ku nuk ka munguar edhe me poza provokuese.

Ndërsa, kujtojmë se dy artistes pas bashkëpunimit të parë bashkë duke sjellur “Bye Bye”, patën disa keqkuptime dhe nuk flasin më./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme