Google ADS

Pas betejës së ashpër për kujdestari Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje

08:33 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Yjet e Hollividuit Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të tyre, sipas avokatit të rastit.

Çifti u nda në shtator të 2016 pas dy viteve të martesës, ku Jolie ka cituar “dallimet e papajtueshme” kur kërkoi divorcin, transmeton portali arbresh.info.

Dyshja ka gjashtë fëmijë, tre biologjikë dhe tre të adoptuar të moshës mes 10 dhe 17 vjeçare.

Avokati i Joliet nuk ka thënë se si do të ndahet kujdestaria.

Çifti që është njohur nga fansat si “Brangelina”, u takuan në xhirimet e filmit Mr & Mrs Smith më 2004, dhe ishin bashkë për 10 vjet para se të shkonin drejt altarit.

Martesa ishte e dyta për Pitt, aktori që më parë ishte martuar me Jennifer Aniston dhe për Jolien e treta pas marrëdhënieve me aktorët Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.

Pasi Jolie njoftoi ndarjen, palët u përfshinë në një betejë të ashpër të kujdestarisë së fëmijëve, ku përfshihej Pitt duke u hetuar për abuzimin e mundshëm të fëmijëve pasi humbi durimin para disa fëmijëve, më vonë u hodhën poshtë akuzat ndaj tij.

Marrëveshja do të thotë se ata nuk do të duhet të shkojnë në gjyq për kujdestarinë, por ata ende nuk kanë arritur një zgjidhje përfundimtare të divorcit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme