Lajmi është hedhur si një “bombë” nga “The Sun”, një prej tabloidëve më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe: Brad Pitt dhe Charlize Theron janë dashuruar.
Çifti, sipas të përditshmes, frekuentohet prej më pak se një muaji dhe për momentin do të donin që lidhjen e tyre ta mbajnë në një profil të ulët, pa përfshirë fëmijët respektivë.
“Njihen prej pak kohësh”, shpjegon e përditshmja.
“Në mënyrë ironike, ka qenë ish-bashkëshorti i saj, Sean Penn, ai që i ka prezantuar. Por, nga ai moment, marrëdhënia mes tyre është zhvilluar”, shton burimi i “The Sun”.
Charlize dhe Brad janë parë së bashku fundjavën e kaluar, pasi kanë kaluar mbrëmjen në kinema, edhe pse të ndarë. Ai, në fakt, ishte në një projektim privat të filmit “Nëse rruga do të mund të fliste”, ku është edhe një nga producentët, ndërsa ajo ishte e ftuar në një festë për filmin “Roma”, që mbahej në Shato Marmont në Los Angeles.
Sidoqoftë, sipas “The Sun”, në mbrëmje vonë Brad i është bashkuar Charlize. Si Brad Pitt ashtu edhe Charlize Theron janë mësuar të frekuentojnë persona të famshëm si vetë ata. Mes ishëve të aktorit, përveç Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston, ka aktore po aq të famshme si Gwineth Paltrow dhe Juliette Lewis.
Ndërsa Charlize, pas 10 vitesh me Stuart Townsend, ka patur histori me kolegë si Aleksander Skarsgard dhe Keanu Reeves dhe për pak u martua me Sean Penn./tch/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA