Pas aksidentit me bashkëshortin e saj, aktorin turk Tolgahan, reagon për herë të parë Almeda Abazi

18:44 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Një ngjarje aspak e këndshme për çiftin simpatik!

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman, u përfshinë mbrëmjen e djeshme në një aksident. Makina me të cilën ata udhëtonin u përplas nga një taksi, në dalje të një parkingu të një restoranti në Stamboll.

Jo vetëm ata, por edhe fansat u tronditën nga kjo ngjarje e pas reagimit të Tolgahan ka ardhur edhe reagimi i Almedës. Ajo fatmirësisht duket shumë mirë dhe falë instastoryt të saj na ka treguar se është kthyer në Tiranë, madje ka folur edhe për ngjarjen e aksidentit.

“Faleminderit për mesazhet e bukura! Ne jemi mirë falë Allahut”, shkroi në një “InstaStroy” Almeda Abazi./intv.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme