Kthejeni mendjen tuaj në vitet 2000. Shumë kohë para ditëve të Brangelina, Kim dhe Kanye, Beyonce dhe Jay Z, ka qënë një tjetër çift i famshëm dhe që në atë kohë zinte titujt kryesor të mediave rozë, i njohur si Bennifer.
Mes viteve 2002 dhe 2004, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ishin çifti kryesor me të cilët media e kohës ishte fiksuar. Ata qëndruan bashkë në total për vetëm 18 muaj dhe u fejuan. Megjithatë, në 2004 u lajmërua dhe ndarja por u tha shumë pak për të.
Vetë JLo ka folur pas 13 vitesh për ndarjen. Në fakt nuk është e njëjta me argumentin që dha në atë kohë Ben Affleck.
“Humba ndjenjën e vetes, duke u dyzuar nëse i përkisja këtij biznesi, apo jo. Dhe lidhja ime (me Ben) u vetëshkatërrua përpara gjithë botës. Ishte diçka 2-vjeçare për mua derisa u zgjova sërish”, ka thënë 48-vjeçarja për Vanity Fair./TCh
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë