Brian Austin Green dhe Megan Fox i kanë dhënë lidhjes së tyre fund, pas gati 10 viteve martesë.
Green konfirmoi lajmet e ndarjes në episodin e tij të podcastit …With Brian Austin Green, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë episodit, aktori 46-vjeçar adresoi zyrtarisht fotot e shfaqura së fundmi nga gruaja e tij me Machine Gun Kelly.
Sipas PEOPLE, Green përshkroi se ai dhe Fox filluan të shkëputeshin në fund të vitit të kaluar kur aktorja Transforms shkoi jashtë shtetit për të filmuar Midnight in Switchgrass me bashkëaktorin Kelly, duke pranuar se “gjërat nuk ishin ndryshuar me të vërtetë” pas kthimit të saj në Shtetet. Javë më vonë, dyshja patën një bisedë të sinqertë.
Atëherë çifti vendosi të ndahet në mënyrë miqësore për hir të tre djemve, Journey, 3, Bodhi, 6, and Noah, 7.
Kujtojmë se Fox kishte kërkuar divorcin më 2015, por e anuluan së bashku vitin që pasoi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...