Parukeria shqiptare hap shkollën profesionale në Prishtinë

16:15 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Merita Merja njihet si parukeria më e mirë në Shqipëri, me shkollë profesionale dhe shumë sallone në shtetin Shqiptar.

Ajo ka një origjinalitet dhe dashuri për profesionin e saj çka e bënë edhe më të veçantë nga të tjerët.

Pas përvojës së gjatë në këtë fushë, Merita ka vendosur që veprimtarinë e saj ta zgjeroj edhe në vendin tonë.

Ajo përveç sallonit të bukurisë do të bëjë edhe hapjen e shkollës profesionale për Make-up.

Duke parë interesimin e madhe në këtë fushë ajo ka vendosur ta sjell edhe në Prishtinë, pasi që femrat në kryeqytet kanë një dëshirë të madhe për tu kujdesur për dukjen e jashtme.

Në një intervistë për arbresh.info, Merita ka folur më detajisht për këtë projekt.

Videon e plotë shikoni në linkun e mëposhtëm./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme