Paris Hilton mund të kthehet me ‘reality show’ në televizion.
Ky show televiziv mund të dokumentojë jetën e saj të re me të fejuarin, Chris Zylka.
“Ne kemi marrë shumë thirrje dhe shumë oferta nga shumë televizione për një show të tillë, prandaj ndoshta”, ka thënë ajo për E! News.
Ajo ka thënë “po” kur është pyetur nëse do të ishte në gjendje të realizonte një reality show për jetën e saj tani.
Hilton më parë ishte pjesë e “The Simple Life” bashkë me Nicole Richie për pesë sezona nga viti 2003 deri në vitin 2007, transmeton Klan Kosova.
Nëse ky ‘reality show’ realizohet, pritet që të shfaqë Hilton dhe Zylka si prindër, pasi Hilton ka thënë se ata po planifikojnë të nisin një familje së shpejti.
“Mendoj se ky është hapi i ardhshëm në jetë. Unë padyshim se dua që foshnjet e Nicky Hilton (motrës) të kenë kushërinj që të luajnë së bashku. Mezi po pres që të kem fëmijë”, ka thënë ajo.
Nëse Hilton do të nisë një ‘reality show’ ose jo, mbetet të shihet, por një gjë është e sigurt…nëse një gjë e tillë ndodh, ajo do të jetë bashkë me bashkëshortin e saj të ardhshëm.
“Është ndjenjë e mrekullueshme ta gjesh njeriun që është shoku juaj i ngushtë. I besoj atij shumë. Ai është mbështetës, më jep shumë dashuri dhe është sikur një engjëll. Ndjej se ai më ka shpëtuar. Nuk mund ta imagjinoj jetën time me dikë tjetër”, ka thënë ajo për të fejuarin e saj.
Kanosi verbalisht zyrtarët policorë, arrestohet gjilanasi
Liga Unike rikthehet sot me sezonin e ri
Lansohet Ankandi i erës 100 MW, Kurti: Ekonomia e Kosovës po...
Arrestohen disa persona, sekuestrohen armë zjarri si dhe një...
Mbledhja e përbashkët e Parlamentit të Kosovës dhe Shqipëris...
Rusia arreston të dyshuarin për vrasjen e gjeneralit në Mosk...