Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me emocione në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në Big Brother VIP është diskutuar për një nga ngjarjet më të diskutuara të javës, ku mbi shtëpi ka fluturuar një parashutë për Donaldin, në të cilën shkruhej data 9 janar.
Aktorit ia ka marrë mendja se çfarë mund të jetë, pasi 9 janar është ditëlindja e ish-të dashurës së tij, prezantueses Bora Zemani.
Me këtë të fundit, ai kishte pasur një takim romantik në një prej netëve live të BBV, vetëm pak javë para se të krijonte një lidhje të re me Beatrix Ramosajn.
Këngëtarja e njohur është ftuar të martën në dhomën e rrëfimit për të dhënë komentet e saj në lidhje me këtë situatë.
“Është presion shumë i madh. Nuk është se s’jam munduar thjeshtë nuk më ka dalë muhabeti. Frikë nuk kam, më mirë ta dijë saktë që në qoftë se ka ndryshuar ndjesia, të jem në rregull me veten. Më mirë ta dijë se sa të vazhdoj diçka që ai nuk e…”, ka thënë ndër të tjerash Ramosaj kur është pyetur se pse nuk e ka diskutuar me Donaldin këtë.
Tutje, opinionistet e spektaklit i kanë thënë këngëtares se ajo nuk duket e lumtur si në fillimet e saj me aktorin, duke e pyetur pse po ndodhë kjo gjë.
Në momentin që Arbana e ka pyetur se a mendon që Donaldi mund të ketë mendime rreth të kaluarës, së cilës ajo i është përgjigjur: “Mendoj…nuk e di”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...