Paralajmëroi dukumentarin e saj, Loredana Zefi kthehet në studio për projekte të reja

19:05 | 24 Nëntor 2020
A. B.

Reperja e famshme, Loredana Zefi, për një kohë të shkurtër ka arritur të pushtojë tregun ndërkombëtar.

Përpos muzikës, ajo është bërë krye temë e faqeve rozë, pasi ndodhën shumë në jetën e saj personale, shkruan portali arbresh.info

Që nga akuzat për marrjen e 700 mijë eurove nga çifti zviceran, ndarja nga Mozzik, vdekja e babait të saj dhe shumë të tjera momente të lumtura ajo do t’i përshkruajë në dokumentar.

Pasi e paralajmëroi dokumentarin, Loredana i është kthyer studios muzikore, ku po punon për të finalizuar këngët e reja.

Ajo së fundi ndau një foto, në të cilën shfaqet me producentin Miksu, duke punuar për projektet e radhës.

Ndryshe, Lori po ashtu është përfolur për një ribashkim me ish-partnerin e saj, Mozzik, pas disa fotografive të tyre të përbashkëta. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme