Pas një hulumtimi investigative të disa nga mediave më të mëdha botërore rreth korrupsionit dhe evazionit fiskal, bota është tronditur nga detajet që janë shfaqur.
Përpos emra të njohur politikë, në skandal janë të përfshirë edhe emra nga fusha e artit dhe sporti, transmeton portal arbresh.info
Këngëtarja kolumbiane Shakira, supermodelja gjermane Claudia Schiffer dhe disa nga emrat më të njohur të sportit janë shfaqur në dokumentat e “Pandora Papers”.
Avokatët e Shakirës dhe supermodeles Claudia Schiffer kanë mohuar shmangien e taksave, ndërsa kanë theksuar se investimet miliona dollarëshe që kanë bërë dy figurat publike janë legjitime.
Sidoqoftë, disa yje të sportit tani e gjejnë veten të implikuar.
Carlo Ancelotti: Menaxheri i Real Madridit është akuzuar se ka grumbulluar pasurinë e tij në offshore për të shmangur taksat.
Pep Guardiola: Dyshohet se 500 mijë euro në një llogari bankare të Andorrës.
Angel di Maria: Sipas Pandora Papers, anësori i PSG po grumbullon paratë e tij përmes një kompanie në Panama.
Sachin Tendulkar: Me sa duket, superylli i kriketit dërgoi paratë e tij për të shmangur taksat në Ishujt e Virgjër Britanikë.
Gerard Pique: Mbrojtësi i Barcelonës i maruar me Shakirën, lidhet indirekt me skandalin./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...