Pamela Anderson: Playboy më shpëtoi jetën

15:21 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Pamela Anderson zbulon se revista ‘Playboy’ i ka shpëtuar jetën. Në një intervistë për “Us Weekly”, aktorja dhe modelja ka thënë se revista e Hugh Hefner i ka shpëtuar jetën në kuptimin e vërtetë të fjalës.

“Kam qenë shumë e ndrojtur si fëmijë. Me mua ka abuzuar ‘dado’ kur isha ende 4 vjeç dhe raportet e para me meshkujt nuk kanë qenë konsensualë. Por Playboy më dha forcë dhe më shpëtoi jetën”, tregon ndër të tjera Pamela Anderson.

Karriera e suksesshme si një lepurushe për Pamela Anderson nisi në vitin 1989, kur doli në kopertinën e revistës së famshme, ndërsa pak më vonë u vlerësua edhe si ‘Playmate’ e muajit. “Ndihesha si në kurth dhe kisha nevojë të çlirohesha. Foto për Playboy ishin një çlirim për mua, sepse takova shumë artistë dhe njërez të sjellshëm”.

Pamela Anderson ka folur për herë të parë për eksperiencat e saj në vitin 2014, kur tregoi abuzimet nga ‘dado’kur ishte 4 vjeç. Ndërsa kur ishte 12 vjeç është përdhunuar nga një 25-vjeçar. Shumë kohë më vonë ajo është përdhunuar në grup nga i fejuari i saj dhe 6 meshkuj të tjerë.TCH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme