Pamela Anderson zbuloi se fitoi peshë gjatë karantinës për shkak të shmangies së regjimit të saj të ushtrimeve.
Ylli i “Baywatch” njihet për figurën e linjat e mahnitshme trupore si dhe për kujdesin që i kushton vazhdimisht.
Anderson, 53 vjeçare, megjithatë, nuk e ka ndjerë presionin për të bërë stërvitje ndërsa ishte izoluar në shtëpinë e familjes së saj, në Kanada.
Ylli i “Playboy” ka folur haptazi në atë se si pandemia e coronavirusit ka ndikuar në të dhe në shëndetin e saj.
“Unë kam një palestër që e shikoj aq shpesh”, tha me shaka ajo në një bisedë në “Loose Women”, sipas Daily Mail.
Biondja shtoi: “Ndihem pak e fryrë, por dimri po vjen kështu që nuk do të kem të ftohtë”.
Aktorja gjithashtu zbuloi se ajo po lufton me ‘epideminë e vetmisë’ dhe po i mungojnë djemtë e saj: Dylan, 22 vjeçar dhe Brandon, 24 vjeç, të cilët jetojnë në Los Angeles, Kaliforni.
“Më mungojnë shumë djemtë e mi dhe ka raste kur dua të futem në makinën time dhe thjesht të shkoj tek ata, ka momente të furishme ku unë thjesht dua t’i shoh”, tha ajo.
Anderson deklaroi se ka ‘një mungesë intimiteti me teknologjinë’ kur bëhet fjalë për të bashkëvepruar me fëmijët. “Kontakti njerëzor është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të mbajmë lidhje me njëri-tjetrin”.
Artistja e “V.I.P” vazhdoi: “Unë isha në Los Angeles. Unë e pashë Brandon por nuk e kam parë Dylan që shtatë muaj, ne kemi biseduar në rrjete sociale por nuk është njëjtë, unë dua t’i përqafoj ata”.
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...