Pamela Anderson ëndërronte të martohej me Michael Jacksonin

10:44 | 7 Janar 2025
R J

Pamela Anderson besonte se do të martohej me një “Super star” shumë befasues por mbeti e zhgënjyer.

57-vjeçarja kishte menduar se do të përfundonte duke u martuar me Michael Jackson, i cili ishte dashuria e saj në fëmijëri, tha ajo së fundmi për W Magazine.

Ajo tha se kishte ëndërruar të martohej me artistin i cili ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare në vitin 2009, transmeton Klankosova.tv.

Kur u pyet se kush ishte i dashuri i saj i fëmijërisë, ajo u përgjigj: “Michael Jackson. Mendova se do të donte të martohej me mua. Pastaj e takova, dhe ai nuk më kërkoi të martohesha me të! Isha vërtet e zhgënjyer”.

“Mbreti i popit” Michael Jackson vdiq më 25 qershor 2009 si pasojë e një arresti kardiak pas një mbidoze të drogës anestezike kirurgjikale, Propofol.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme