Pak para ditëlindjes, Britney Spears nis pushimet me të dashurin

18:34 | 17 Nëntor 2020
Arbresh.info

Britney udhëtoi me partnerin pak ditë para ditëlindjes.

Këngëtarja e njohur, Britney Spears me anë të disa fotografive ka bërë të ditur se bashkë me Sam po udhëtojnë në pushime, shkruan lajmi.net.

Ajo ndau disa fotografi ku shfaqet bashkë me partnerin pranë avionit privat, teksa bashkë me Sam Asgharin po i mbanin maskat në fytyrë.

“Një udhëtim i vogël për në parajsë për të festuar herët ditëlindjen”, ka shkruar Britney në njërën prej fotografive, ndërsa më pastaj solli edhe të tjera pamje nga ky udhëtim.

Kujtojmë se Britney së fundi ka humbur gjyqin ndaj babait të saj, i cili kujdeset për të ardhurat e saj, me pretendim se këngëtarja kishte probleme me shëndetin mendor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme