Google ADS

Pak orë para lansimit të këngës së re, Loredana publikon një foto tejet të bukur

17:48 | 5 Mars 2020
A. B.

Reperja shumë e përfolur kohëve të fundit, Loredana Zefi, sonte pas mesnate pritet të publikojë këngën e re të titulluar “Angst” që në shqip do të thotë “Frikë”.

Së fundmi, në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, aty ku ndiqet nga 2.6 milionë njerëz ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e këtij projekti, shkruan portali arbresh.info

Lori kësaj radhe ka publikuar një foto tejet të bukur, ku për grimin dhe flokët janë kujdesur Sellma dhe Kaci të cilët kanë bërë mrekulli në fytyrën e saj.

Ndryshe, “Keint Wort” përndryshe mbetet projekti i fundit i lansuar nga Loredana në bashkëpunim me JUJU që tashmë ka kaluar shifrën e 21 milionë klikimeve në YouTube. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme