Google ADS

Pak muaj pasi humbi babanë, Big Mamës i vdes edhe një person i zemrës

09:10 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Tre muaj pasi humbi babain, Big Mama ka marrë edhe një lajm të hidhur. Nga jeta është ndarë edhe axha i saj.

Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë vet këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia, përmes rrjeteve sociale, përcjell ORAinfo.

“U prefsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe ju bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Gjithëmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”, ka shkruar në njoftimin e saj në Instagram Big Mama, duke ja bashkur edhe një foto me axhën e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme