Michael Douglas ka uruar gruan e tij bukuroshe, aktoren uellsiane Catherine Zeta-Jones, për përvjetorin e tyre të 21 të martesës duke postuar një video në profilin e saj në Instagram.
Videoja përmban një përmbledhje fotosh të përbashkëta, transmeton portal arbresh.info
Si pjesë e videos ai ka shkruar edhe një mesazh emocionues që ka emocionuar të gjithë ndjekësit e tyre.
“Gëzuar përvjetorin Catherina ime e dashur! Të dua shumë!”.
Përveç fotove të kërcimit të parë të dasmës, në video përfshihen edhe ato të zakonshme në golf, ski dhe destinacione të ndryshme turistike.
Kujtojmë, çifti hollivudian u njoh në vitin 1998, në Festivalin e Filmit në Deauville, duke u lidhur nga një mik dhe koleg i përbashkët, Danny de Vito.
Edhe pse me dieferencë të madhe në moshë, Michael është 25 vjet më i madh se Catherine, kjo nuk ka qenë kurrë një problem për ta.
Historia e dashurisë së çiftit të famshëm në shumë mënyra të kujton një komedi romantike dhe gjithçka nisi me një bisedë të rastësishme.
Gjatë bisedës doli se ata kishin interesa të përbashkëta.
“Natën që e takova, mora vesh se kishim lindur në të njëjtën ditë. Pasi ajo më tha dhe më tregoi se e pëlqente golfin, i thashë se do të bëhesha babai i fëmijëve të saj. Ajo më uroi natën e mire”, kujton Michael.
Si recetë për një martesë të suksesshme, Michael përmendte gjithmonë respektin e ndërsjellë dhe të folurit për problemet.
“Ndonjëherë ne bëjmë më shumë përpjekje në marrëdhëniet me të huajt sesa me njerëzit më të afërt me ne. Gjithmonë përpiqem të kujtoj se sa i lumtur jam që jam me një zonjë si ajo. Gjithashtu, kam mësuar se sa e rëndësishme është të flasësh për problemet. Biseda bën mrekulli në martesë”, tha dikur aktori./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/CWaB2D6g-oM/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër