Pajtimi i Romeos dhe Meritonit ka ngritur dyshime te banorët e tjerë, të cilët e shohin këtë si një taktikë loje. Kjo gjë solli debat dhe në prime që u transmetua kështu:
Juli: Duhet t’i kërkoj ndjesë Heidit sepse nuk është ashtu siç i kam thënë. Unë mendoj se një ribashkim shokësh është gjithmonë i mirë, por mënyra se si ka ardhur këtu ka të bëjë me rrugëtimin e Meritonit, i cili pas daljes së Ilnisës u ndje akoma më vetëm. U afrua me Riken dhe pas ikjes së Rikes, u ndje akoma më vetëm. U afrua me Françeskës, që i ka thënë mos rri me mua se të dëmton dhe më pas u afrua me Romeon. Është një taktikë për ta çuar këtë lojë pak më tutje sepse s’rri dot vetëm. Varianti më i mirë është t’i afrohet ish-shokut të vet që s’ka lënë gjë pa i thënë. Duke qenë bashkë ne i shohim një shëmbëlltyrë të njëri-tjetrit, një fotokopje.
Graciano: Unë i kam bërë një analizë që është gati indentike me atë që ka bërë Juli. Nëse do të ishte e vërtetë dhe patjetër që mesazhi është fantastik dhe falja është hyjnore, ama kur kjo situatë përdoret sepse ke ngelur si peshku pa ujë dhe këtu e kam për Meritonin, mu duk pa dinjitet.
Liami: Meqë këta ishin shokë nga jashtë dhe çdo gjë që ndodhi këtu brernda dhe i zgjidhën këtu brenda, të ngelin këtu brenda. Sa i përket Heidit do pres çfarë do bëjë Heidi në këtë pjesë.
Roza: Më vjen mirë që djemtë i kanë sheshuar ato inatet. Janë të dy çuna me zemër. Por më lejoni të flas në gjuhën e lojtares. Meriton, ti ishe i pari që i gjuajtje Romeos…
Egla: Meritoni me Romeon janë në një fazë metamorfoze të dy. Meritoni ndryshon shpesh, më pas Romeo. Unë për vete e kam gjykuar si një afrim shumë të mirë. Nga ana njerëzore të afrohesh pas një miqësie gjashtë-vjeçare s’ka asgjë të keqe. Edhe të afrohesh për një lojë nuk ka asgjë të keqe. Nuk më pëlqen të fus hundët dhe ta përdor si lojë këtë gjë. Por është interesante ta shoh këtë metamorfozë.
Heidi: Në fakt nuk do jetë situatë e vështirë. Meritoni ka treguar maturi në këtë situatë dhe ka kërkuar falje. Dua ta theksoj këtë gjë, sepse nuk ka dalë shumë, kam thënë që nuk më intereson çfarë bën Romeo me marrëdhënien e tij. Nuk dua të hap debat, por që te Meritoni nuk kam besim, dua kohë që t’i kaloj disa ofendime që më ka bërë Meritoni.
Ori: Asgjë kundra pajtimit të Romeos dhe Meritonit, që e cilësoj si diçka shumë të mirë. Meritoni është i vetmi lojtar që kam pikasur një lloj evoluimi si lojtar, si njeri pozitiv, por dyshimi i banorëve është për mua legjitim. Pikëpyetja që Juli ngre, më duket mua si pikërsiht që Meritoni nuk rri dot vetëm.
Meritoni: Unë e kam treguar gjatë gjithë kësaj kohe që mund të rri vetëm. Ka qenë Françeska që më ka thënë Meriton pse rri vetëm.
Juli: Ishte hakmarrje mesazhi im?
Graciano: Një shok që arrin në atë lloj gjendje për një lojë nuk mendoj se ka pasur një shoqëri.
Arbri: Jam i prirur ta besoj. Uroj mos të ketë më kriza në çift. Pjesa tjetër e banorëve, që nuk janë të përfshirë emocionalisht, është Juli që mund të shohë rrezik, ose Heidi që e ka pak të vështirë për shkak të marrëdhënies q ka pasur me Meritonin. Në të kundërt, kam një mendim negativ që rritet miqësia dhe zvogëlohet romanca brenda lojës. Janë po këto dy djem që do na tregojnë me kalimin e kohës se sa të sinqertë janë në këtë pajtim.
Romeo: Faje nuk ka pasur vetëm Meritoni, faje kam pasur dhe unë. Në momentin që unë dhe Meritoni pajtohemi nuk jap llogari asnjë njeriu. Më bën çudi se si këta e komentojnë këtë video. Unë kam shembuj jashtë, që janë zënë dhe çfarë s’kanë bërë me njëri-tjetrin dhe kur ka ardhur puna janë pajtuar.
Ledioni: Të gjithë aty brenda keni të drejtë të vini në dyshim çdo gjë që ndodh. Dhe nëse Juli, Roza, Graciano, Liami apo kushdo e vë në pikëpyetje, nuk e bëjnë sepse janë dashakeq, por në kuadër të lojës.
Juli: Një pyetja kisha unë për të dy çunat. Në momentin që ju të dy i thoni Rozës, Erjolës, Ledjonës që po ju përdor, zihuni me Julin, kush e bën këtë, njeriu apo lojtari?/tch
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit