Google ADS

Pagesë mujore të dashurit për t’i blerë dhurata

12:55 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Thuhet shpesh që më mirë është të japësh se të marësh, por Mariah Carey duket se është e lumtur t’i bëjë të dyja.

Sipas revistës Life&Magazine, 47-vjeçarja i jep të dashurit Bryan Tanaka, 33 vjeç, çdo muaj 25 mijë dollarë që ai t’i blejë dhurata.

Burimet thonë se pasuria e divës së popit është rreth 520 milionë dollarë, dhe dihet që i dashuri balerin nuk fiton ndonjëherë kaq shumë sa ajo.Dhe ylli, e cila njihet për jetën e saj luksoze, duket se bëhet dorëlëshuar kur është në një lidhje.

Pasi ishte fejuar me miliarderin australian James Packer, i cili i blinte rregullisht dhurata të shtrenjta, burimet thonë për revistën se ajo “do të njëjtin trajtim dhe nga Bryan”. “Ajo se vret mendjen se ai përdor paratë e saj për këtë gjë”, shton një tjetër burim.

maria1_1491819893-6026934 maria2_1491819898-1885099

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme