Artistja xhamajkane ka paditur dyshen për “Black Effect”.
Beyoncé Knowles Carter dhe burri i saj Jay-Z po akuzohen se nuk i dhanë autorësi artistes xhamajkane për kontributin e saj në singlin e tyre “Black Effect”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Lenora Antoinette Stines paraqiti padi të martën në Gjykatën e Qarkut të Kalifornisë për t’u kompensuar për shkeljen e të drejtës së autorit, të drejtën e publicitetit dhe pasurimin e padrejtë.
Padia është përqëndruar në këngën “Black Effect” nga albumi i përbashkët i çiftit më 2018, “Everything is love”.
Emri legal i Jay-Z është Shawn Carter dhe albumi i është besuar “The Carters”.
Sipas padisë, një kopje të së cilës e ka marrë CNN, Stines “është 68 vjeç dhe ajo është jashtëzakonisht e respektuar dhe e vlerësuar shumë në ishullin e Xhamajkës dhe në të gjithë botën për veprimtarinë artistike dhe mençurinë e saj”.
Stines pretendon se ajo u afrua në Xhamajka nga çifti në mars të vitit 2018 për të ndihmuar në marrjen e valltarëve për një video të destinuar për të promovuar albumin dhe turneun e tyre.
Stines, e cila përdor titullin “Dr.” në padi, tha se ajo furnizoi disa valltarë për videon dhe gjithashtu iu kërkua të flasë për mendimet e saj mbi dashurinë në video.
“Kur Dr. Stines pyeti për kushtet e marrëveshjes, asaj iu tha që marrëvesha ishte vetëm një dokument standard që të gjithë duhet të nënshkruani”, thuhet në kërkesë. “Atëherë asaj iu tha të mos shqetësohej, sepse marrëveshja do të shfrytëzohej vetëm që zëri i saj të mund të përdoret në video”.
Kur dëshiroi të bënte një foto të marrëveshjes për t’ia dërguar djalit, ata nuk kishin pranuar.
Padia ndër të tjera thotë se Stines ishte siguruar se incizimi “do të përdoret vetëm në video, për të cilën u tha se ishte për qëllime promovuese”.
Andaj, dyshja u paditën për shfrytëzimin e paautorizuar të zërit të saj në një këngë “Black Effect”.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...