Padiet për detyrime seksuale organizata e bamirësisë e krijuar nga Bono Vox

01:12 | 13 Mars 2018
Trina Galanxhi

Bono Vox, frontmeni i grupit U2 që ndihmoi në krijimin e organizatës humanitare ONE, ka kërkuar falje për keqpërdorim të ndihmave dhe akuzat tjera.

Organizata ishte hapur me qëllim për t’i dhënë fund varfërisë dhe sëmundjeve të parandalueshme, transmeton portali arbresh.info

Njoftimet për keqpërdorime janë bërë nga disa ish punonjës, që punuan në Johanesburg gjatë viteve 2011 -2015.

Sipas një raporti të publikuar nga mediat amerikane, përpos keqpërdorimit të ndihmave është raportuar edhe për dhunë, abuzil dhe detyrim seksual.

Njëra nga punëtorët ka theksuar se një zyrtar i lartë afrikan, kishte kërkuar favore seksi nga ajo, ndërsa shefi i saj e kishte urdhëruar atë që të flinte me zyrtarin, me qëllim që të vazhdohej projekti i organizatës.

Shtatë punonjëse kanë ngritur padi kundër organizates ONE, duke kërkuar rreth 5 milionë dollarë dëmshpërblim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme