Pacolli me urim të veçantë për bashkëshorten me rastin e ditëlindjes

11:13 | 17 Nëntor 2020
A. B.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar bashkëshorten e tij me rastin e ditëlindjes.

Pacolli përmes një postimi në ‘facebook’, vlerësoi lartë figurën e saj duke theksuar se është një nënë dhe grua tejet e kujdesshme, shkruan portali arbresh.info

“Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime! Një ditë e lumtur në familjen tonë, pasi ne sot festojmë ditëlindjen e Mashës. Një nënë dhe grua e kujdesshme, e cila gjithmonë kujdeset për të tjerët para vetes”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se, Pacolli prej shumë vitesh është i martuar me rusen Masha Pacolli me të cilën kanë tre fëmijë së bashku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme