Që nga arrestimi i tij më 17 shtator, reperi Sean Combs Diddy, është mbajtur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në New York dhe një burim i afërt me të burgosurit zbuloi disa detaje.
Sipas burimit, ai po trajtohet si çdo i burgosur tjetër.
P Diddy nuk ka qasje në ndonjë trajtim të veçantë në paraburgim, dhe ai as nuk dëshiron të shikojë televizor.
“Paratë dhe pasuria e tij nuk do t’i japin atij asnjë privilegj. Në sistemin federal, është kaq i kufizuar, saqë nuk merrni privilegje shtesë sepse jeni i pasur. Pasuria e tij nuk do ta ndihmojë atë këtu”, tha burimi.
Ai pretendon se të burgosurve u lejohen vetëm disa gjëra elementare.
“Ju lejohen disa gjëra elementare si rroba dhe atlete nga dyqani, por kaq. Punonjësit bëjnë kontrolle dhe nëse përpiqeni të rezervoni, ata marrin gjithçka nga ju. Njerëzit mendojnë se ka një televizor dhe një radio, por ku ai është, nuk ka asgjë, madje as radio, Ju merrni një Bibël dhe një libër në javë”, shtoi ai.
Për kujtim, reperi P Diddy u arrestua më 17 shtator në New York dhe aktualisht po përballet me më shumë se 120 akuza për shfrytëzim dhe abuzim seksual. Avokati Tony Buzbee, i cili do të përfaqësojë viktimat, deklaroi se Diddy drogonte njerëzit me një qetësues kuajsh.
Mirëpo, reperi i mohon të gjitha akuzat, madje ekipi i tij u përpoq të paguante një garanci prej 50 milionë dollarësh për ta mbajtur Diddy në arrest shtëpie, por gjykata e refuzoi lirimin me kusht. /Telegrafi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...